Ju gjendeni në: Home Rreth Nesh

Rreth Nesh

Autoshkolla Shpata F & D

Autoshkollë për përgatitjen e kandidatëve për drejtues mjeti. Kryen kurset e plota të njohurive teorike dhe praktike për aftësitë drejtuese e të sjelljes për leje drejtimi mjeti sipas kategorive të parashikuara në Kodin Rrugor. Liçensuar për:
  • Autoshkollë për dhënien e Lejes së Drejtimit për Kategorinë B;
  • Autoshkollë për dhënien e Lejes së Drejtimit për Kategorinë C;
  • Autoshkollë për dhënien e Lejes së Drejtimit për Kategorinë CE;
  • Autoshkollë për dhënien e Lejes së Drejtimit për Kategorinë D;
  • Autoshkollë për përgatitjen e aplikantëve që kërkojnë të pajisen me ÇAP (Çertifikatë të Aftësimit Profesional) për transport mallrash
  • Autoshkollë për përgatitjen e aplikantëve që kërkojnë të pajisen me ÇAP (Çertifikatë të Aftësimit Profesional) për transport udhëtarësh
Automjetet e autoshkollës:
  • Autoveturë Toyota Yaris
  • Autoveturë Toyota Yaris
  • Autoveturë Toyota Yaris
  • Autoveturë Mercedes Benz
  • Kamion MAN
  • Rimorkio MEUSER
  • Autobus Bova Futura
Programi TEORIK që zhvillohet në Autoshkollën “SHPATA F&D”
  • Përkufizimet rrugore dhe të trafikut; përkufizimet dhe klasifikimi i mjeteve; detyrat e drejtuesve të mjeteve në përdorimin e rrugës; bashkëpunimi civil dhe përdorimi i rrugës me përgjegjshmëri; Kujdesi kundrejt përdoruesve të dobët të rrugës (të moshuarve, invalidëve, fëmijëve, këmbësorëve, çiklistëve);
  • Sinjalet e rrezikut;
  • Sinjalet e ndalimit;
  • Sinjalet e detyrimit;
  • Sinjalet e përparësisë;
  • Sinjalet horizontale dhe sinjalet që tregojnë pengesa;
  • Sinjalet semaforike dhe të policëve të trafikut;
  • Sinjalet treguese;
  • Sinjalet plotësuese; sinjalet e përkohshme të kantierit;
  • Panelet plotësuese;
  • Kufijtë e shpejtësisë, rreziku në trafikun e ngarkuar, sjellja në kalimet në nivel;
  • Distanca e sigurisë, parimet në lidhje me respektimin e një distance të sigurt mes mjeteve, distancat e frenimit dhe zotërimi i rrugës në gjendje të ndryshme, si dhe të kushteve të motit, faktorët e rrezikut të drejtimit që kanë lidhje me kushtet e ndryshme të rrugëve, veçanërisht nëse ato ndryshojnë sipas motit dhe kohës, ditë apo natë;
  • Rregullat e qarkullimit të mjeteve; pozicioni i mjeteve në karrexhatë; ndryshimi i drejtimit të lëvizjes (kthimi); sjellja në prani të funeraleve, kortezheve dhe kolonave ushtarake; sjellja në kryqëzime; rregullat e përparësisë; detyrimet kundrejt mjeteve të policisë dhe të urgjencës; rreziqet e lidhura me manovrat, me drejtimin e tipave të ndryshëm të mjeteve dhe me fushëpamjen e kufizuar të drejtuesit të mjetit.
  • Rregullat e përparësisë në kryqëzime;
  • Rregullat e parakalimit;
  • Rregulla të ndryshme, si: zënia e karrexhatës; sinjalizimi i mjetit të ndaluar; rregullat e qarkullimit në autostradë dhe rrugë interurbane kryesore; transporti i udhëtarëve; ngarkesa e mjeteve; panelet mbi mjete; tërheqja e mjeteve në avari; tërheqja e rimorkiove.
  • Sistemet e pajimit; funksioni dhe përdorimi; rripat e sigurimit dhe sistemet e fiksimit për fëmijët; kaska mbrojtëse dhe veshjet e sigurisë;
  • Sjelljet për parandalimin e aksidenteve rrugore; sjellja në rast të aksidenteve rrugore, kujdesi gjatë drejtimit të motorëve;
  • Kuptimi, gjykimi dhe vendimmarrja, në veçanti koha e reagimit, si dhe ndryshimet në sjelljen e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit, drogës dhe medikamenteve mjekësore, gjendjes mendore dhe lodhjes;
  • Ndalimi, qëndrimi, pushimi dhe nisja;
  • Përdorimi i dritave, pajisjeve akustike, llambave spiunë dhe simboleve;
  • Lejedrejtimi; dokumentet e qarkullimit të mjetit, targat e mjeteve, detyrimi kundrejt funksionarëve dhe agjentëve të policisë; sanksionet; lejedrejtimi me pikë; përdorimi i lenteve dhe aparateve të tjera;
  • Përgjegjësia civile, penale dhe administrative, sigurimi i detyrueshëm dhe sigurimet e tjera ligjore të mjetit;
  • Kufizimi i konsumit; respektimi i mjedisit; ndotja atmosferike, akustike dhe nga hedhjet e mbeturinave;
  • Elementet përbërëse të mjetit, rëndësia e tyre për sigurinë: mirëmbajtja dhe përdorimi; stabiliteti i mjetit në lëvizje; sjellja e kujdesshme në qarkullim. Pajisjet bashkëkohore në automjet, ABS, ESP, ASR, EBS, GRA , etj
  • Periudha e drejtimit dhe pushimit. Rregullat për kohën (orët) e drejtimit të mjetit dhe periudhat e pushimit;
  • Pajisja regjistruese (tahografi). Përdorimi i pajisjeve të regjistrimit;
  • Legjislacioni për transportin e mallrave;
  • Dokumentet e mjetit dhe qarkullimit që kërkohen për transportin kombëtar dhe ndërkombëtar të mallrave;
  • Sjellja në rastet e aksidenteve. Njohja e masave që duhet të merren pas një aksidenti ose dukuri të ngjashme, duke përfshirë veprime emergjente si evakuimi i udhëtarëve dhe njohuritë bazë për dhënien e ndihmës së parë;
  • Masat që merren për heqjen dhe zëvendësimin e rrotave;
  • Rregulla për peshat dhe dimensionet e automjeteve në qarkullim. Rregulla mbi kufijtë e shpejtësisë së këtyre mjeteve;
  • Kufizimet e fushëpamjes në varësi të karakteristikave të mjeteve. Leximi i një harte rrugore, planifikimi i itinerarit, përfshirë përdorimin e sistemeve elektronike të navigimit (fakultativ);
  • Sigurimi i ngarkesave në mjet. Kontrolli i ngarkesës (sistemimi dhe fiksimi), vështirësitë me ngarkesa të llojeve të ndryshme (p.sh., ngarkesa të lëngshme, ngarkesa të varura), ngarkimi dhe shkarkimi i mallrave dhe përdorimi i pajisjeve të ngarkimit;
  • Lidhja e rimorkiove dhe gjysmërimorkiove. Njohuri mbi llojet, ndërtimi, pjesët kryesore, lidhja, përdorimi dhe mirëmbajtja e përditshme e sistemeve lidhëse;
  • Ndërtimi dhe funksionimi i motorëve me djegie të brendshme, lëngjet (p.sh., vaji i motorit, lëngu ftohës), sistemi i ushqimit, sistemi elektrik, sistemi i ndezjes, sistemet e transmetimit të lëvizjes (friksioni, kutia e shpejtësisë etj.);
  • Sistemi i lubrifikimit dhe sistemi i ftohjes. Mbrojtja nga ngrica;
  • Njohuri mbi montimin, përdorimin e drejtë dhe kujdesin për gomat dhe sistemin e amortizimit;
  • Funksionimi i sistemit të frenimit dhe drejtimit. Njohuri mbi llojet, ndërtimin, pjesët kryesore. Mirëmbajtja e përditshme e sistemeve. Rregullatori i shpejtësisë (bllokazhi), dhe funksionimi i sistemit kundër bllokimit frenave (ABS);
  • Defektet dhe përcaktimi i shkakut të avarive;
  • Mirëmbajtja e mjeteve dhe riparimet e zakonshme;
  • Përgjegjësia e drejtuesit të mjetit në lidhje me marrjen në dorëzim të mallit, transportin dhe shpërndarjen e tij në përputhje me kushtet e rëna dakord midis palëve
  • Legjislacioni për transportin e udhëtarëve;
  • Përgjegjshmëria ndaj udhëtarëve që transportohen:
    • kontrollet e nevojshme përpara udhëtimit;
    • komoditeti (rehatia) dhe siguria e pasagjerëve;
    • transporti i fëmijëve.
Tema nr.1: Udhëzimi i Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit “Për pajisjen e përdoruesve të mjeteve rrugore të kategorive C, CE, D dhe DE, me Certifikatën e Aftësimit Profesional”
  • Direktivat e Komunitetit Europian për detyrimin e pajisjes së përdoruesve të mjeteve rrugore me Certifikatën e Aftësisë Profesionale për disa transporte specifike mallrash dhe udhëtarësh
  • Mjetet, drejtimi i të cilave kërkon pajisjen e përdoruesve me CAP, detyrimet, përjashtimet, vlefshmëria dhe rinovimi i CAP
Tema nr.2: “Njohuri të veçanta nga ligji nr.8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
  • Mjetet rrugore dhe klasifikimi i tyre, automjetet dhe rimorkiot, karakteristikat konstruktive dhe funksionale të mjeteve me motor dhe rimorkiove të tyre dhe sistemet e pajimit të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre (neni 46,47, 54, 56, 71 dhe 72)
  • Të dhëna për identifikimin e mjetit dhe gjendjen teknike të tij (neni 74, 78 dhe 79)
  • Transporti i mallrave dhe i njerëzve me mjetet me motor dhe me rimorkio (neni 165 dhe 167), masat administrative përkatëse.
  • Drejtimi i mjeteve, normat e sjelljes, qarkullimi në rrugët urbane, interurbane dhe autostrada.
Tema nr.3: “Njohuri të veçanta nga vendimi i Këshillit të Ministrave nr.153, datë 7.4.2000 “Rregullore për zbatimin e Kodit Rrugor”, i ndryshuar.
  • Klasifikimi i mjeteve rrugore për efekt dallimi dhe raportimi në funksion të numrit të akseve dhe të peshës bruto (neni 195 ).
  • Automjete dhe rimorkiot për transport dhe për përdorim të veçantë (neni 201, 202)
  • Formalitetet për qarkullimin e mjeteve rrugore (neni 237, 243, 344, neni 252) dhe mjetet jashtë norme, mjetet që përdoren për transporte në kushte jo normale (neni 8, 9, 12, 13, 14, 15, 16, 17 dhe 18).
Tema nr.4: “Njohuri të veçanta nga ligji nr.8308, datë 18.9.1998 “Për transportet rrugore”, i ndryshuar.
  • Objekti, qëllimi zbatimi dhe terminologjia (neni 1-8).
  • Transporti i udhëtarëve, brenda dhe jashtë vendit. Llojet e transporteve dhe mjetet përkatëse (neni 9-38).
  • Transporti i mallrave, brenda dhe jashtë vendit. Llojet e transporteve dhe mjetet përkatëse (neni 39-63).
Tema nr.5: Kontrolli i kohës së punës të drejtuesit të mjetit, koha e pushimit. Tahografi (vendim i Këshillit të Ministrave nr.1243, datë 10.9.2008 “Për miratimin e rregullores për organizimin e kohës së punës së personave që kryejnë transport rrugor, për orët e drejtuesve të mjeteve dhe pajisjet e regjistrimit” dhe vendimi i Këshillit të Ministrave nr.1054, datë 22.12.2010 “Mbi pajisjet e regjistrimit në transportin rrugor”).   Tema nr.6: Njohuri tekniko-profesionale të domosdoshme për nivelin e kualifikimit, për drejtimin racional të mjetit me motor dhe rimorkiove, për të garantuar siguri në qarkullimin rrugor dhe mbrojtjen e mjedisit nga ndotjet.
  • Njohja e karakteristikave të sistemit të transmetimit të lëvizjes për një përdorim sa më të mirë që të jetë e mundur të mjetit.
  • Grafikët që kanë lidhje me momentin e përdredhjes, energjinë dhe konsumimin specifik të një motori, zonën e përdorimit optimal të numrit të rrotullimeve, diagrama përmbledhëse e raporteve të trasmisionit në kutinë e shpejtësisë.
  • Njohja e karakteristikave teknike dhe funksionimit të mjetit, të minimizojë konsumin dhe prishjen dhe të parandalojë keqfunksionimin e tij.
  • Veçoritë specifike të qarkut të frenave ndihmëse me presion hidraulik, kufijtë në përdorimin e frenave dhe ngadalësimin, përdorimi i mirë i shpejtësisë dhe marsheve, përdorimi i inercisë së mjetit, mënyrat e zvogëlimit të shpejtësisë dhe frenimit në rrugë zbritëse, veprimi në rastin e dështimit
  • Aftësia për të optimizuar konsumimin e karburantit.
  • Aftësia për të ngarkuar mjetin me kujdesin e duhur, në përputhje me rregullat e sigurisë dhe përdorimin e duhur të tij.
  • Forcat që ndikojnë mbi mjetet në lëvizje, përdorimin e raportit të kutisë së shpejtësisë në përputhje me ngarkesën e mjetit dhe profilin e rrugës, përllogaritjen e ngarkesës së mjetit, përllogaritja e vëllimit total, shpërndarja e ngarkesës, pasojat e mbingarkimit të boshtit, qëndrueshmëria e mjetit dhe qendra e gravitetit, tipat e paketimit dhe paletët.
  • Kategoritë kryesore të mallrave që kanë nevojë për sigurim, teknikat e grumbullimit dhe të sigurimit, përdorimi i rripave të sigurimit, kontrolli i pajisjeve të sigurimit, përdorimi i pajisjeve të manovrimit, vendosja dhe zëvendësimi i tendave.
  • Aftësia për të siguruar rehatinë dhe sigurinë e pasagjerit: përshtatja e lëvizjeve gjatësore dhe anësore, ndarja e rrugës, pozicioni në rrugë, frenimi i butë, duke përdorur infrastruktura të veçanta (zonat publike, korsitë e dedikuara), menaxhimi i konflikteve mes drejtimit të mjetit në mënyrë të sigurt dhe roleve të tjera si një drejtues mjeti, duke ndërvepruar me pasagjerët, veçoritë e grupeve të caktuara të pasagjerëve (persona me aftësi të kufizuar, fëmijë).
Tema nr. 7: Aplikimi i rregullave
  • Njohja e mjedisit social të transportit rrugor dhe rregullat që e qeverisin atë: periudhat maksimale të punës specifike për industrinë e transportit; parimet, zbatimi dhe pasojat e rregulloreve (EEC) nr.561/2006 dhe (EEC) nr.3821/85; gjobat për mospërdorim, përdorim të papërshtatshëm dhe ngatërresat me tahografin; njohuri mbi mjedisin social të transportit rrugor: të drejtat dhe detyrimet e drejtuesve të mjeteve në përputhje me kualifikimet fillestare dhe trajnimin periodik.
  • Njohja me rregullat që menaxhojnë transportin e mallrave: lejet e operimit në transport, detyrimet nën kontratat standarde për transportin e mallrave, hartimi I dokumenteve të cilat formojnë kontratën e transportit, lejet e transportit ndërkombëtar, detyrimet nën Konventën mbi kontratën për transportin ndërkombëtar të mallrave në rrugë, duke hartuar njoftimin e ngarkesës ndërkombëtare që kalon kufijtë, përcjelljen e ngarkesave të mallrave, dokumente të veçanta që shoqërojnë mallrat.
  • Njohja me rregullat që menaxhojnë transportin e pasagjerëve: transporti i grupeve specifike të pasagjerëve, pajisjet e sigurisë në autobusë, rripat e sigurisë, ngarkesa e mjetit
Tema nr 8: Shëndeti, siguria në rrugë dhe e mjedisit, shërbimet dhe logjistika
  • Ndërgjegjësimi i drejtuesve të mjeteve ndaj rreziqeve të rrugës dhe aksidenteve në punë: tipat e aksidenteve në punë në sektorin e transportit, statistikat e aksidenteve në rrugë, përfshirja e kamionëve/veturave, njerëzve, pasojave materiale dhe financiare.
  • Parandalimi i kriminalitetit dhe i trafikimit të emigrantëve të paligjshëm: informacion i përgjithshëm, problemet për drejtuesit e mjeteve, masat parandaluese, lista e kontrolleve, legjislacioni mbi detyrimet e operatorëve të transportit
  • Aftësia për të parandaluar rreziqet fizike, lëvizje dhe qëndrime të cilat paraqesin rrezik, përshtatje fizike, trajtimi i ushtrimeve, mbrojtja personale.
  • Informimi mbi rëndësinë e aftësive fizike dhe mendore: parimet e shëndetshme, të ushqyerit e balancuar, efektet e alkoolit, drogave dhe substancave të tjera të ngjashme që ndikojnë sjelljen, simptomat, shkaqet, efektet e lodhjes dhe stresit, roli themelor i punës bazë/fazës së pushimit.
  • Vlerësimi i situatës së emergjencës: sjellja në një situatë emergjence: vlerësimi i situatës, që shmang ndërlikimet e një aksidenti, thirrja për ndihmë, ndihmesa e të dëmtuarve dhe dhënia e ndihmës së parë, reagimi në rast zjarri, evakuimi i pasagjerëve të një kamioni/autobusi, duke garantuar sigurinë e të gjithë pasagjerëve, reagimin në rast sulmi; parimet bazë për hartimin e një raport aksidenti.
  • Aftësia për të përshtatur sjelljen në ndihmë të rritjes së imazhit të kompanisë: sjellja e drejtuesit të mjetit dhe imazhi i kompanisë: rëndësia e standardit të shërbimit siguruar nga drejtuesi i mjetit për kompaninë, rolet e drejtuesit të mjetit, njerëzit me të cilët ka të bëjë drejtuesi i mjetit, mirëmbajtja e mjetit, organizimi i punës, efektet komerciale dhe financiare të një diskutimi.
  • Njohja e mjedisit ekonomik të transportit rrugor dhe organizimi i tregut: transporti rrugor në lidhje me mënyrat e tjera të transportit (konkurrenca, transportuesit e mallrave), aktivitetet e ndryshme të transportit rrugor (transporti me qira ose shpërblim, llogari të vet, aktivitetet ndihmëse të transportit), organizimi i tipave kryesorë të kompanive të transportit dhe aktiviteteve ndihmëse të transportit, specializime të ndryshme transporti (kamion rrugor, temperatura e kontrolluar, etj.), ndryshimet në industri (shumëllojshmëria e shërbimeve të siguruara, hekurudhat, nënkontraktues, etj.).
  • Njohja me mjedisin ekonomik të transportit të pasagjerëve në rrugë dhe organizimin e tregut: transporti i pasagjerëve në rrugë në lidhje me mënyrat e tjera të transportit të pasagjerëve (hekurudhë, makinë private), aktivitetet e ndryshme që përfshijnë transportin e pasagjerëve në rrugë, kalimin e kufijve (transporti ndërkombëtar), organizim i tipave kryesorë të kompanive për transportin e pasagjerëve në rrugë.
Tema nr.9: Njohuri tekniko-profesionale për veprimtarinë e riparimit dhe mirëmbajtjes së pjesëve mekanike dhe të motorit të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove, për të garantuar siguri në qarkullimin rrugor dhe mbrojtjen e mjedisit nga ndotjet.
  • Mjeti rrugor, identifikimi dhe ndërtimi i tij
  • Motorët me djegie të brendshme
    • Llojet e motorëve me djegie të brendshme
    • Ndërtimi, funksionimi, shërbimet teknike, defektet e mundshme dhe mundësia e riparimit.
  • Mekanizmi i transmetimit të fuqisë:
    • llojet
    • ndërtimi
    • karakteristikat e sistemit të transmetimit, funksionimi dhe përdorimi sa më efektiv i tij
  • Shasia dhe karroceria, mekanizmi i drejtimit, i lëvizjes, i frenimit, gomat dhe suspensionet, llojet, ndërtimi, funksionimi, defektet dhe eliminimi i tyre
  • Sistemi elektrik, i ndezjes i ushqimit, llojet, ndërtimi, funksionimi, defektet dhe eliminimi i tyre
Programi PRAKTIK që zhvillohet në Autoshkollën “SHPATA F&D”
I. Përgatitje dhe kontroll i mjetit me qëllim sigurinë rrugore Kandidati përgatitet për të drejtuar mjetin me siguri, duke kryer paraprakisht:
  • rregullimin e ndenjëses për të marrë një pozicion ulur të rregullt;
  • rregullimin e pasqyrave, rripave të sigurimit dhe mbështetëses së kokës;
  • kontrollin e dyerve, nëse janë të mbyllura;
  • kontrollin e zakonshëm të gjendjes së gomave, sistemit të drejtimit, sistemit të frenimit të lëngjeve (p.sh. vaj motori, lëngu ftohës, lëngjet larëse), stopave, fenerëve, treguesve të drejtimit dhe borisë.
II.  Manovra të veçanta objekt i ushtrimit me qëllim sigurine ne rruge Kandidati përgatitet për të drejtuar mjetin me siguri, duke kryer:
  • lëvizje prapa në vijë të drejtë ose lëvizje prapa nga e majta apo nga e djathta në një kthesë duke qëndruar brenda korsisë;
  • kthimi i mjetit në sens të kundërt, duke përdorur marshet para dhe prapa;
  • parkimi i mjetit duke lënë hapësirë të nevojshme (paralel, pingul apo me kënd në lidhje me aksin e karrexhatës, para ose prapa një mjeti, në vend të sheshtë, në të përpjetë ose tatëpjetë);
  • frenim i përshtatshëm për ndalim të plotë. Kryerja e ndalesave emergjente
III. Sjellja në trafik Kandidati ushtrohet të kryejë veprimet e mëposhtme në situatë të trafikut normal, në siguri të plotë dhe duke marrë të gjitha masat e nevojshme në:
  • drejtimin e mjetit: pas parkimit; pas një ndalese në trafik; hyrjes në rrugë me përparësi;
  • drejtimin e mjetit në rrugë të drejtë gjatë këmbimit me mjete të tjera (duke përfshirë edhe këmbimin në hapësira të kufizuara);
  • drejtimin e mjetit në kthesa;
  • kryqëzime: afrimi dhe kalimi i kryqëzimeve në nivel dhe disnivel;
  • ndryshimin e drejtimit: kthimet majtas, djathtas dhe ndryshimi i korsive;
  • hyrje/daljet në autostrada ose rrugë të ngjashme me to (nëse ka): hyrja nëpërmjet korsisë së shpejtimit; dalja nëpërmjet korsisë së ngadalësimit;
  • parakalimi: parakalim i mjeteve të tjera (nëse është e mundur); drejtimin e mjetit përgjatë pengesave (p.sh. mjete të parkuara) dhe parakalimi nga mjete të tjera nëse është e përshtatshme);
  • rrugë me karakteristika të veçanta (nëse ka): rrethrrotullime; kalimet në nivel; vendqëndrime tramvaj/autobus; vendkalimet për këmbësorë; lëvizja me mjet në rrugë të përpjetë/tatëpjetë në distanca të gjata;
  • lëvizje në kushte të natës, në rrugë urbane të ngushta dhe të gjera ku ka mjete të parkuara anash ose jo, në kryqëzime të rregulluara me sinjale vertikale dhe impiante semaforike;
  • lëvizje në rrugë urbane, në rrugë interurbane dytësore, në autostradë ose rrugë interurbane kryesore duke shfrytëzuar mjetin në regjime të ndryshme të punës së motorit, në regjimin e momentit përdredhës maksimal dhe duke shfrytëzuar konsumin minimal të karburantit; duke përdorur 5 marshe dhe marshin më të përshtatshëm të shpejtësisë gjatë lëvizjes
  • marrjen e masave të nevojshme kur zbritet nga mjeti
I. Përgatitje dhe kontroll i mjetit me qëllim sigurinë rrugore Kandidati përgatitet për të drejtuar mjetin me siguri, duke kryer paraprakisht:
  • rregullimin e ndenjëses për të marrë një pozicion ulur të rregullt;
  • rregullimin e pasqyrave, rripave të sigurimit dhe mbështetëses së kokës, nëse ka;
  • kontrollin e zakonshëm mbi gjendjen e gomave, timonit, frenave, stopave, fenerëve, sinjaleve dhe borisë;
  • kontrollin e efektshmërisë së frenave dhe sistemit të drejtimit, kontrollin e gjendjes së rrotave, dadiçekëve, xhamave, dritareve dhe fshirseve, lëngjeve (p.sh. vaj motori, ujë antifriz, lëngjeve larëse), kontrolli i pajisjeve të kroskotit, përfshirë tahografin;
  • kontrollin e presionit të ajrit, depozitave të ajrit dhe ndalimi i rrjedhjes;
  • kontrollin e faktorëve të sigurisë që lidhen me ngarkimin e mjetit: mbulesa, mekanizmi i ngarkimit (nëse ka), mbyllje e kabinës (nëse ka), vendosja e ngarkesës, sigurimi i ngarkesës;
  • leximin e një hartë rruge, planifikimin e itinerarit të lëvizjes, duke përfshirë përdorimin e sistemeve elektronike të navigimit
II.  Manovra të veçanta objekt i ushtrimit me qëllim sigurinë në rrugë Kandidati përgatitet për të drejtuar mjetin me siguri, duke kryer:
  • kthimi prapa përgjatë një kthese;
  • parkimi i sigurtë për ngarkim/shkarkimin në një rampë/platformë ose instalime të ngjashme
III. Sjellja në trafik Kandidati përgatitet të kryejë veprimet e mëposhtme, në situatat e trafikut normal, me siguri të plotë dhe duke marrë të gjitha masat e nevojshme në:
  • drejtimin e mjetit: pas parkimit, pas ndalimit në trafik, hyrja në rrugë me përparësi;
  • drejtimin e mjetit në rrugë të drejtë gjatë këmbimit me mjete të tjera (duke përfshirë dhe këmbimin në hapësira të kufizuara);
  • drejtimin e mjetit në kthesa;
  • kryqëzime: afrimi dhe kalimi i kryqëzimeve në nivel dhe disnivel;
  • ndryshimin e drejtimit: kthimet majtas, djathtas dhe ndryshimi i korsive;
  • hyrje/daljet në autostrada ose rrugë të ngjashme me to (nëse ka): hyrja nëpërmjet korsisë së shpejtimit; dalja nëpërmjet korsisë së ngadalësimit;
  • parakalim: parakalimi i mjeteve të tjera (nëse është e mundshme), drejtim i mjetit përgjatë pengesave (psh. mjeteve të parkuara) dhe parakalimi nga mjete të tjera (në se është e përshtatshme);
  • rrugë me karakteristika të veçanta (nëse ka): rrethrrotullime; kalimet në nivel; vendqëndrime tramvaj/autobus; vendkalimet për këmbësorë; lëvizja me mjet në rrugë të përpjetë/tatëpjetë në distanca të gjata;
  • marrjen e masave të nevojshme kur zbritet nga mjeti.
IV. Drejtim i sigurtë i mjetit dhe drejtimi nga pikëpamja e energjisë: Drejtim i mjetit në mënyrë të tillë që të garantojë sigurinë dhe zvogëlimin e konsumit të karburantit e të ndotjes, gjatë ngadalësimit të shpejtësisë, gjatë lëvizjes në të përpjetë e tatëpjetë. Zgjedhja e duhur e marshit.
I. Përgatitja dhe kontrolli teknik i mjetit me qëllim sigurinë rrugore Kandidati përgatitet për të drejtuar mjetin me siguri, duke kryer paraprakisht:
  • rregullimin e ndenjëses për të marrë një pozicion ulur të rregullt;
  • rregullimin e pasqyrave, rripave të sigurimit dhe mbështetëses së kokës, nëse ka;
  • kontrollin e zakonshëm mbi gjendjen e gomave, timonit, frenave, stopave, fenerëve, sinjaleve dhe borisë;
  • kontrollin e efektshmërisë së frenave dhe sistemit të drejtimit, kontrollin e gjendjes së rrotave, dadiçekëve, xhamave, dritareve dhe fshirseve, lëngjeve (p.sh. vaj motori, ujë antifriz, lëngjeve larëse), kontrolli i pajisjeve të kroskotit, përfshirë tahografin;
  • kontrollin e presionit të ajrit, depozitave të ajrit dhe ndalimi i rrjedhjes;
  • kontrollin e faktorëve të sigurisë që lidhen me ngarkimin e mjetit: mbulesa, mekanizmi i ngarkimit (nëse ka), mbyllje e kabinës (nëse ka), vendosja e ngarkesës, sigurimi i ngarkesës;
  • kontrollin e mekanizmit bashkues dhe të lidhjeve elektrike e të frenimit;
  • leximin e një hartë rruge, planifikimin e itinerarit të lëvizjes, duke përfshirë përdorimin e sistemeve elektronike të navigimit (fakultative).
II.  Manovra të veçanta objekt i ushtrimit me qëllim sigurinë në rrugë Kandidati përgatitet për të drejtuar mjetin me siguri, duke kryer:
  • shkëputja dhe ribashkimi i rimorkios me mjetin e tij. Parkimi i mjetit pranë rimorkios (d.m.th. jo në një rresht);
  • kthimi prapa përgjatë një kthese;
  • parkimi i sigurtë për ngarkim/shkarkimin në një rampë/platformë ose instalime të ngjashme.
III. Sjellja në trafik Kandidati përgatitet të kryejë veprimet e mëposhtme, në situatat e trafikut normal, me siguri të plotë dhe duke marrë të gjitha masat e nevojshme në:
  • drejtimin e mjetit: pas parkimit, pas ndalimit në trafik, hyrja në rrugë me përparësi;
  • drejtimin e mjetit në rrugë të drejtë gjatë këmbimit me mjete të tjera (duke përfshirë dhe këmbimin në hapësira të kufizuara);
  • drejtimin e mjetit në kthesa;
  • kryqëzime: afrimi dhe kalimi i kryqëzimeve në nivel dhe disnivel;
  • ndryshimin e drejtimit: kthimet majtas, djathtas dhe ndryshimi i korsive;
  • hyrje/daljet në autostrada ose rrugë të ngjashme me to (nëse ka): hyrja nëpërmjet korsisë së shpejtimit; dalja nëpërmjet korsisë së ngadalësimit;
  • parakalim: parakalimi i mjeteve të tjera (nëse është e mundshme), drejtim i mjetit përgjatë pengesave (psh. mjeteve të parkuara) dhe parakalimi nga mjete të tjera (në se është e përshtatshme);
  • rrugë me karakteristika të veçanta (nëse ka): rrethrrotullime; kalimet në nivel; vendqëndrime tramvaj/autobus; vendkalimet për këmbësorë; lëvizja me mjet në rrugë të përpjetë/tatëpjetë në distanca të gjata;
  • marrjen e masave të nevojshme kur zbritet nga mjeti.
IV. Drejtim i sigurtë i mjetit dhe drejtimi nga pikëpamja e energjisë Drejtim i mjetit në mënyrë të tillë që të garantojë sigurinë dhe zvogëlimin e konsumit të karburantit e të ndotjes, gjatë ngadalësimit të shpejtësisë, gjatë lëvizjes në të përpjetë e tatëpjetë. Zgjedhja e duhur e marshit
I. Përgatitja dhe kontrolli teknik i mjetit me qëllim sigurinë rrugore Kandidati duhet të tregojë se është i aftë për tu përgatitur për të drejtuar me siguri, duke kryer:
  • rregullimin e ndenjëses për të marrë një pozicion ulur të rregullt;
  • rregullimin e pasqyrave, rripave të sigurimit dhe mbështetëses së kokës, nëse ka;
  • kontrollin e zakonshëm mbi gjendjen e gomave, timonit, frenave, stopave, fenerëve, sinjaleve dhe borisë;
  • kontrollin e efektshmërisë së frenave dhe sistemit të drejtimit; kontrollin e gjendjes së rrotave, dadiçekëve, xhamave, dritareve dhe fshirseve, lëngjeve (p.sh. vaj motori, ujë antifriz, lëngjeve larëse), kontrollin e pajisjeve duke përfshirë tahografin;
  • kontrollin e presionit të ajrit, depozitave të ajrit dhe ndalimi i rrjedhjes;
  • marrjen e masave të veçanta të sigurisë për mjetin, për kontrollin e mjetit, dyert e shërbimit, daljet e emergjencës, pajisjen e ndihmës së shpejtë, aparatet zjarrfikëse dhe pajisje të tjera të sigurisë;
  • leximin e një hartë rruge, planifikimin e itinerarit të lëvizjes, duke përfshirë përdorimin e sistemeve elektronike të navigimit.
II. Manovra të veçanta objekt i ushtrimit me qëllim sigurinë në rrugë Kandidati përgatitet për të drejtuar mjetin me siguri, duke kryer:
  • kthimi prapa përgjatë një kthese;
  • qëndrimi për hipjen dhe zbritjen e pasagjerëve në autobus në mënyrë të sigurtë.
III. Sjellja në trafik Kandidati përgatitet të kryejë veprimet e mëposhtme, në situatat e trafikut normal, me siguri të plotë dhe duke marrë të gjitha masat e nevojshme në:
  • drejtimin e mjetit: pas parkimit, pas ndalimit në trafik, hyrja në rrugë me përparësi;
  • drejtimin e mjetit në rrugë të drejtë gjatë këmbimit me mjete të tjera (duke përfshirë edhe këmbimin në hapësira të kufizuara);
  • drejtimin e mjetit në kthesa;
  • kryqëzime: afrimi dhe kalimi i kryqëzimeve në nivel dhe disnivel;
  • ndryshimin e drejtimit: kthimet majtas, djathtas dhe ndryshimi i korsive;
  • hyrje/daljet në autostrada ose rrugë të ngjashme me to (nëse ka): hyrja nëpërmjet korsisë së shpejtimit; dalja nëpërmjet korsisë së ngadalësimit;
  • parakalim: parakalimi i mjeteve të tjera (nëse është e mundshme), drejtimi i mjetit përgjatë pengesave (p.sh. mjeteve të parkuara) dhe parakalimi nga mjete të tjera (nëse është e përshtatshme);
  • rrugë me karakteristika të veçanta (nëse ka): rrethrrotullime, kalimet në nivel, vendqëndrime tramvaj/autobus, vendkalimet për këmbësorë, lëvizja me mjet në rrugë të përpjetë/tatëpjetë në distanca të gjata;
  • marrjen e masave të nevojshme kur zbritet nga mjeti.
IV. Drejtim i sigurtë i mjetit dhe drejtimi nga pikëpamja e energjisë Drejtim i mjetit në mënyrë të tillë që të garantojë sigurinë dhe zvogëlimin e konsumit të karburantit e të ndotjes, gjatë ngadalësimit të shpejtësisë, gjatë lëvizjes në të përpjetë e tatëpjetë. Zgjedhja e duhur e marshit.
Tema nr.1: Ngarkimi i mjetit, kujdesi për sistemimin e ngarkesës, lëvizja dhe manovrimi i tij me ngarkesë në kushtet e sigurisë së garantuar
  • aftësia për të ngarkuar mjetin me kujdesin e duhur për rregullat e sigurisë dhe përdorimin e duhur të mjetit;
  • forcat që ndikojnë mbi mjetet në lëvizje, përdorimin e raportit të kutisë së shpejtësisë në përputhje me ngarkesën e mjetit dhe profilin e rrugës, përllogaritjen e ngarkesës së mjetit , përllogaritja e vëllimit total, shpërndarja e ngarkesës, pasojat e mbingarkimit të boshtit, qëndrueshmëria e mjetit dhe qendra e gravitetit, tipat e paketimit dhe paletet;
  • kategoritë kryesore të mallrave që kanë nevojë për sigurim, teknikat e grumbullimit dhe sigurimit, përdorimi i rripave të sigurimit, kontrolli i pajisjeve të sigurimit, përdorimi i pajisjeve të manovrimit, vendosja dhe zëvendësimi i tendave;
Tema nr.2: Aftësia për të siguruar rehatinë dhe sigurinë e pasagjerit në transportin e udhëtarëve
  • përshtatja e lëvizjeve gjatësore dhe anësore, ndarja e rrugës, pozicioni në rrugë, frenimi i butë, duke përdorur infrastruktura të veçanta (zonat publike, korsitë e dedikuara);
  • menaxhimi i konflikteve mes drejtimit të mjetit në mënyrë të sigurt dhe roleve të tjera si një drejtues mjeti, duke ndërvepruar me pasagjerët;
  • veçoritë e grupeve të caktuara të pasagjerëve (persona me aftësi të kufizuar, fëmijë);
top

KONTAKT

Lagjja 1 Maj, “Rruga Jani Bakalli”
FIER
Cel.: +355 69 40 64 352
E-mail: [email protected]