Ju gjendeni në: Home Pyetje/Përgjigje

Pyetje/Përgjigje

  • Ligji  Nr.8378, datë22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
  • Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 153 datë 07.04.2000 “Për Miratimin e Rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë ”, i ndryshuar.
  • Udhëzimi i  MPPTT Nr. 682/4, datë 1.4.2016 “Për aktivitetin e autoshkollave, pajisjen e kandidatëve me lejedrejtimi, kualifikimin e instruktorëve të autoshkollave dhe specialistëve të drejtorisë së përgjithshme të shërbimeve të transportit rrugor.
  • Rregullore dhe Udhëzime të DPSHTRR-së Tirane (Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor)
Sipas Ligjit Nr.8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Lejedrejtimi ndahet sipas kategorive dhe aftësive në drejtimin e mjeteve, të përcaktuara për secilën nga kategoritë e mëposhtme:

Kategoria AM

  • ciklomotorë me dy rrota, kategoria L1, me shpejtësi maksimale më të madhe se 25 km/h dhe jo me shumë se 45 km/h, fuqia cilindrike e të cilit është më e vogël apo e barabartë me 50 cm³, nëse është me djegie të brendshme, apo fuqia maksimale e vazhdueshme është më e vogël apo e barabartë me 4 kW, për motorët elektrikë;
  • mjete me ose pa kosh dhe mjete me tri rrota, kategoria L2, me shpejtësi maksimale më të madhe se 25 km/h dhe jo më shumë se 45 km/h dhe me motor me fuqi cilindrike më të ulët apo të barabartë me 50 cm³, nëse ky është me ndezje të komanduar, apo kur fuqia e tij maksimale neto është më e ulët ose e barabartë me 4 kW, për motorët e tjerë me djegie të brendshme, ose për ata që fuqinë maksimale të vazhdueshme e kanë më të vogël apo të barabartë me 4 kW, për motorët elektrikë;
  • mjete me katër rrota të lehta, kategoria L6, masa bosh e të cilave është më e ulët ose e barabartë me 350 kg, duke përjashtuar masën e baterive për automjetet elektrike me shpejtësi maksimale më të madhe se 25 km/h dhe jo më shumë se 45 km/h, me fuqi cilindrike të motorit më të ulët ose të barabartë me 50 cm³, për motorët me ndezje të komanduar, ose ata të cilët fuqinë maksimale neto e kanë më të ulët apo të barabartë me 4 kW, për motorët e tjerë me djegie të brendshme; ose ata të cilët fuqinë maksimale të vazhdueshme e kanë më të vogël apo të barabartë me 4 kW, për motorët elektrikë;

Kategoria A1

  • motor pa kosh (kategoria L3) me cilindratë deri 125 cm³ dhe fuqi max deri 11 kw, me raport fuqi/peshë jo më shumë se 0.1 kw/kg;
  • motor me kosh (Kategoria L4) me cilindratë deri 125 cm³ dhe fuqi max deri 11 kw, me raport fuqi/peshë jo më shumë se 0.1 kw/kg;
  • tricikël (motomjete me tre rrota, simetrike ndaj aksit gjatësor, kategoria L5), me fuqi deri 15 kw;
  • makina bujqësore dhe komplekset e mjeteve bujqësore që nuk i kalojnë kufijtë e përcaktuar në nenin 53, pika 4 e Kodit Rrugor (gjerësia: 1.6 m, gjatësia: 4m, lartësia 2.5 m, masa maksimale e autorizuar me ngarkesë: 2.5 ton, shpejtësia: 40 km/orë).

Kategoria A2

  • motor pa kosh (Kategoria L3), me fuqi maksimale deri 35 kw, me raport fuqi/peshë jo më shumë se 0.2 kw/kg dhe që nuk rrjedh nga një mjet me më shumë se dyfishi i fuqisë së tij;
  • motor me kosh (Kategoria L4) me fuqi maksimale deri 35 kw, me raport fuqi/peshë jo më shumë se 0.2 kw/kg dhe që nuk rrjedh nga një mjet me më shumë se dyfishi i fuqisë së tij.

Kategoria A

  • motomjete me fuqi më të madhe se 15 kw (motomjete me tre rrota, simetrike ndaj aksit gjatësor) dhe me kusht që të jenë mbi 21 vjeç;
  • motorat pa kosh (L3) ose me kosh (L4) që nuk i përkasin kategorive A1 dhe A2.

Kategoria B1

  • motomjete me katër rrota, të ndryshëm nga ata AM, masa pa ngarkesë e të cilave është më e vogël ose e barabartë me 400 kg ose 550 kg për mjetet e destinuara për transport mallrash (kategoria L7), përjashtuar masën e baterive për mjetet elektrike, të cilat fuqinë maksimale neto të motorit e kanë më të ulët ose të barabartë me 15 kw.
  • mjete të tjera që konsiderohen motomjete me tre rrota simetrike ndaj aksit gjatësor (të kategorisë L5).

Kategoria B

  • automjete me masë maksimale të autorizuar jo më të madhe se 3500 kg dhe me jo më shumë se 8 ndenjëse, përjashtuar ndenjësen e drejtuesit të mjetit. Mjetet e kësaj kategorie mund të tërheqin një rimorkio të lehtë ose një gjysmërimorkio që nuk e kalon masën maksimale të autorizuar 750 kg.
  • motomjete me tre rrota simetrike ndaj aksit gjatësor mefunction remove_the_wpautop_function() { remove_filter( ‘the_content’, ‘wpautop’ ); remove_filter( ‘the_excerpt’, ‘wpautop’ ); } add_action( ‘after_setup_theme’, ‘remove_the_wpautop_function’ ); fuqi më të madhe se 15 kw;
  • motomjete të kategorisë A1 me kusht që mbajtësi i lejedrejtimit të jetë të paktën 21 vjeç;
  • makinat bujqësore;
  • makinat teknologjike

Kategoria B96

  • kombinimi i një mjeti të kategorisë B dhe një rimorkio ose gjysmërimorkioje që i kalon 750 kg, kur masa maksimale e autorizuar e një kombinimi të tillë është sidoqoftë më i vogël se 4250 kg.

Kategoria BE

  • kombinimi i një mjeti të kategorisë B dhe një rimorkioje ose gjysmërimorkioje, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios nuk i kalon 3 500 kg;

Kategoria C1

  • automjete të ndryshëm nga ato të kategorive D1 e D, masa maksimale e autorizuar e të cilëve i kalon 3500 kg, por jo më shumë se 7500 kg ose i projektuar dhe i konstruktuar për transportin e jo më shumë se tetë pasagjerëve, përjashtuar drejtuesin e automjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk e kalon 750 kg.
  • autokamp

Kategoria C

  • automjete të ndryshëm nga ato të kategorive D1 e D, masa maksimale e autorizuar e të cilëve i kalon 3500 kg dhe të projektuar e konstruktuar për transportin e jo më shumë se tetë pasagjerëve, përjashtuar drejtuesin e automjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk e kalon 750 kg.;

Kategoria C1E

  • kombinimi i një mjeti motorik të kategorisë C1 dhe një rimorkioje ose gjysmërimorkioje, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg, por masa maksimale e autorizuar e kompleksit të formuar nuk i kalon 12000 kg;
  • kombinimi i një mjeti të kategorisë B dhe një rimorkioje apo gjysmërimorkioje, masa e autorizuar e të cilave i kalon 3500 kg, me kusht që, në masë, kombinimi i autorizuar të mos i kalojë 12000 kg.

Kategoria CE

  • kombinimi i një mjeti të kategorisë C me një rimorkio ose gjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg;

Kategoria D1

  • mjet motorik i projektuar dhe konstruktuar për jo më shumë se 16 pasagjerë, përjashtuar drejtuesin e automjetit, dhe me gjatësi maksimale që nuk i kalon 8 m. Mjetet e kësaj kategorie mund të tërheqin një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk i kalon 750 kg;

Kategoria D1E

  • kombinim i një mjeti të kategorisë D1 me një rimorkio ose gjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg;

Kategoria D

  • mjet motorik i projektuar dhe i konstruktuar për më shumë se 8 pasagjerë, përjashtuar drejtuesin e automjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk i kalon 750 kg;

Kategoria DE

  • kombinimi i një mjeti të kategorisë D me një rimorkio ose gjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg.
Mjetet rrugore, klasifikohen:
  • mjete që lëvizin me forcën e krahut;
  • mjete të tërhequra me kafshë;
  • biçikleta;
  • slita;
  • ciklomotori;
  • motomjete;
  • automjete;
  • trolejbusë;
  • rimorkio;
  • makina bujqësore;
  • makina teknologjike;
  • mjete rrugore të veçanta;
Mjete me motor dhe rimorkiot e tyre, klasifikohen gjithashtu në bazë të kategorive ndërkombëtare si më poshtë:

Kategoria L: Motoçikleta dhe motorrë

  • Kategoria L1: mjete me dy rrota, cilindrata e motorit (kur flitet për motor me djegie të brendshme) të mos i kalojë 50 cm3 dhe me shpejtësi maksimale të projektuar (për çdo lloj sistemi motorik) jo më të madhe se 45 km/h, fuqia maksimale nuk është më shumë se 4 kW në rastin e një motori elektrik;
  • Kategoria L2: mjete me tri rrota, cilindrata e motorit (kur flitet për motor me djegie të brendshme) të mos i kalojë 50 cm3 dhe me shpejtësi maksimale të projektuar (për çdo lloj sistemi motorik) jo më të madhe se 45 km/h; rendimenti maksimal neto i fuqisë nuk është më shumë se 4 kW, në rastin e motorëve të tjerë me djegie të brendshme, ose fuqia maksimale e vazhdueshme nuk është më shumë se 4 kW, në rastin e një motori elektrik;
  • Kategoria L3: mjete me dy rrota, pa kosh, cilindrata e motorit (kur flitet për motor me djegie të brendshme) është më e madhe se 50 cm3 dhe me shpejtësi maksimale të projektuar (për çdo lloj sistemi motorik) më të madhe se 45 km/h;
  • Kategoria L4: mjete me dy rrota, me kosh, cilindrata e motorit (kur flitet për motor me djegie të brendshme) është më e madhe se 50 cm3 dhe me shpejtësi maksimale të projektuar (për çdo lloj sistemi motorik) më të madhe se 45 km/h;
  • Kategoria L5: mjete me tri rrota të përshtatura simetrikisht, cilindrata e motorit (kur flitet për motor me djegie të brendshme) është më e madhe se 50 cm3 dhe me shpejtësi maksimale të projektuar (për çdo lloj sistemi motorik) më të madhe se 45 km/h;
  • Kategoria L6: mjete me katër rrota të lehta, masa e pangarkuar e të cilave nuk është më shumë se 350 kg, pa përfshirë masën e baterive në rastin e automjeteve elektrike, me shpejtësi maksimale të projektuar jo më të madhe se 45 km/h, cilindrata e motorit të mos i kalojë 50 cm3 dhe rendimenti maksimal neto i të cilëve nuk është më shumë se 4 kW, në rastin e motorëve të tjerë me djegie të brendshme, ose fuqia maksimale e vazhdueshme e të cilëve nuk është më shumë se 4 kW, në rastin e një motori elektrik;
  • Kategoria L7: mjete me katër rrota të ndryshme nga L6, masa e pangarkuar e të cilave nuk është më shumë se 400 kg (550 kg për automjetet e synuara për transportimin e mallrave), pa përfshirë masën e baterive, në rastin e automjeteve elektrike, dhe fuqia maksimale neto e motorit e të cilave nuk është më shumë se 15 kW;

Kategoria M: Mjete me motor të destinuara për transport njerëzish dhe që kanë të paktën katër rrota:

  • Kategoria M1: mjete të destinuara për transport njerëzish dhe që nuk kanë më shumë se tetë ndenjëse, përveç ndenjëses së drejtuesit të mjetit;
  • Kategoria M2: mjete të destinuara për transport njerëzish dhe që kanë më shumë se tetë ndnejëse, përveç ndenjëses së drejtuesit të mjetit dhe peshë maksimale me ngarkesë deri 5 tonë;
  • Kategoria M3: mjete të destinuara për transport njerëzish dhe që kanë më shumë se tetë ndenjëse, përveç ndenjëses së drejtuesit të mjetit dhe peshë maksimale me ngarkesë më të madhe se 5 tonë;

Kategoria N: Mjete me motor të destinuara për transport mallrash dhe që kanë të paktën katër rrota:

  • Kategoria N1: mjete të destinuara për transport mallrash dhe që kanë peshë maksimale me ngarkesë jo më të madhe se 3,5 tonë;
  • Kategoria N2: mjete të destinuara për transport mallrash, me peshë maksimale me ngarkesë më të madhe se 3,5 tonë, por jo më të madhe se 12 tonë;
  • Kategoria N3: mjete të destinuara për transport mallrash, me peshë maksimale me ngarkesë më të madhe se 12 tonë;

Kategoria O: Rimorkiot (përfshirë edhe gjysmërimorkiot):

  • Kategoria O1: rimorkio me peshë maksimale me ngarkesë jo më të madhe se 0,75 tonë;
  • Kategoria O2: rimorkio me peshë maksimale me ngarkesë më të madhe se 0,75 tonë, por jo më të madhe se 3,5 tonë;
  • Kategoria O3: rimorkio me peshë maksimale me ngarkesë më të madhe se 3,5 tonë, por jo më të madhe se 10 tonë;
  • Kategoria O4: rimorkio me peshë maksimale me ngarkesë më të madhe se 10 tonë.

Kategoria T: Traktorët me rrota:

  • Kategoria T1: traktorët me rrota, me shpejtësi maksimale në kushte sigurie prej jo më shumë se 40 km/h, me boshtin më të afërt te drejtuesi, që ka gjerësi minimale zinxhiri prej jo më pak se 1150 mm, me një masë të pangarkuar në rend të njëpasnjëshëm prej më shumë se 600 kg dhe me lartësi nga toka prej jo më shumë se 1 000 mm;
  • Kategoria T2: traktorët me rrota, me shpejtësi maksimale në kushte sigurie prej jo më shumë se 40 km/h, me gjerësi minimale zinxhiri prej më pak se 1150 mm, e një masë të pangarkuar në rend të njëpasnjëshëm prej më shumë se 600 kg dhe me lartësi nga toka prej jo më shumë se 600 mm;
  • Kategoria T3: traktorët e pajisur me rrota, me shpejtësi maksimale në kushte sigurie prej jo më shumë se 40 km/h dhe me një masë të pangarkuar në rend të njëpasnjëshëm prej jo më shumë se 600 kg;
  • Kategoria T4: traktorët e pajisur me rrota për qëllime të veçanta, me shpejtësi maksimale në kushte sigurie prej jo më shumë se 40 km/h;
  • Kategoria T5: traktorët e pajisur me rrota me shpejtësi maksimale në kushte sigurie prej jo më shumë se 40 km/h;
Cilido, që drejton mjete rrugore ose kafshë, duhet të plotësojë kërkesat fizike e psikike dhe testin psikofizik, si dhe të ketë mbushur moshën:
  • gjashtëmbëdhjetë vjeç, për drejtimin e mjeteve të tërhequra me kafshë apo të drejtojë kafshë tërheqëse, barre ose shale, si dhe tufa, kope ose grupime të tjera kafshësh;
  • gjashtëmbëdhjetë vjeç, për drejtimin e mjeteve me motor, të kategorisë AM;
  • tetëmbëdhjetë vjeç, për drejtimin e mjeteve me motor, të kategorive A1, A2, B1 dhe B
Cilido, që drejton mjete me motor, nuk duhet të ketë kaluar moshën:
  • shtatëdhjetë vjeç, për të drejtuar mjete me motor për transport malli;
  • gjashtëdhjetë e pesë vjeç, për të drejtuar autobusë, kamionë, kamionë me rimorkio, gjysmërimorkiatorë dhe artikularë të tjerë, të caktuar për transport personash.
Ky kufi mund të rritet çdo vit deri në shtatëdhjetë vjeç, kur drejtuesi paraqet një dëshmi të veçantë për kërkesat fizike dhe psikike, pas një vizite të specializuar mjekësore të përvitshme.
  • Mosha minimale për lejedrejtimi të kategorisë AM është 16 vjeç.
  • Mosha minimale për lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, B1, B është 18 vjeç.
  • Për të marrë lejedrejtimi të kategorisë A, kandidati duhet të ketë lejedrejtimi të kategorisë A2, prej të paktën 2 vjet.
  • Për të marrë lejedrejtimi të kategorisë BE, ose B96, kandidati duhet të ketë lejedrejtimi të kategorisë B, prej të paktën 1 vit.
  • Për të marrë lejedrejtimi të kategorisë C1, kandidati duhet të ketë lejedrejtimi të kategorisë B, prej të paktën 1 vit.
  • Për të marrë lejedrejtimi të kategorisë C1E, kandidati duhet të ketë lejedrejtimi të kategorisë C1, prej të paktën 1 vit.
  • Për të marrë lejedrejtimi të kategorisë C, kandidati duhet të ketë lejedrejtimi të kategorisë B, prej të paktën 3 vjet.
  • Për të marrë lejedrejtimi të kategorisë CE, kandidati duhet të ketë lejedrejtimi të kategorisë C, prej të paktën 1 vit.
  • Për të marrë lejedrejtimi të kategorisë D1, kandidati duhet të ketë lejedrejtimi të kategorisë C, prej të paktën 1 vit.
  • Për të marrë lejedrejtimi të kategorisë D1E, kandidati duhet të ketë lejedrejtimi të kategorisë D1, prej të paktën 1 vit.
  • Për të marrë lejedrejtimi të kategorisë D, kandidati duhet të ketë lejedrejtimi të kategorisë C, prej të paktën 3 vjet.
  • Për të marrë lejedrejtimi të kategorisë DE, kandidati duhet të ketë lejedrejtimi të kategorisë D prej të paktën 1 vit
  • Dokument identiteti (letër njoftimi elektronik) fotokopje;
  • Çertifikatë mjekësore me fotografi, të lëshuar me datë jo më përpara se 6 (gjashte) muaj;
  • Fotografi me ngjyra, copë 4 (katër);
  • Fotokopjen e dëshmisë për kryerjen e kursit të ndihmës së shpejtë mjeksore pranë Kryqit të Kuq Shqiptar;
  • Dokument identiteti ( letër njoftimi elektronik) fotokopje;
  • Çertifikatë mjekësore me fotografi, të lëshuar me datë jo më përpara se 6 (gjashte) muaj;
  • Fotografi me ngjyra, copë 4 (katër);
  • Lejen e drejtimit  ekzistuese origjinale dhe fotokopje;
  • Dokument identiteti (fotokopje të pasaportës të përkthyer në gjuhën shqipe, të legalizuar nga noteri);
  • Fotokopje të lejes së qëndrimit të lëshuar nga organet e policisë së shtetit, të legalizuar nga noteri, me afat skadence, jo më përpara se afati i vlefshmerisë së autorizimit;
  • Çertifikatë mjekësore me fotografi, të lëshuar me datë jo me përpara se 6 (gjashte) muaj;
  • Fotografi me ngjyra, copë 4 (katër);
  • Fotokopjen e dëshmisë për kryerjen e kursit të ndihmës së shpejtë mjeksore pranë Kryqit të Kuq Shqiptar;
Në provën e kontrollit të njohurive teorike dhe në provën e verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes, për pajisje me lejedrejtimi mjeti, personi i interesuar ka të drejtë të marrë dhe përkthyes të licencuar ose me diplomën përkatëse
  • Të gjitha kategoritë e lejedrejtimit janë të vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorisë AM.
  • Lejedrejtimi i kategorisë A2 është e vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorisë A1.
  • Lejedrejtimi i kategorisë A është e vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorisë A1 dhe A2.
  • Lejedrejtimi i kategorisë B është e vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorisë B1, për të drejtuar motomjete me tri rrota simetrike ndaj aksit gjatësor me fuqi më të madhe se 15 kw, si dhe motomjetet e kategorisë A1, me kusht që mbajtësi i lejedrejtimit të jetë të paktën 21 vjeç.
  • Lejedrejtimi i kategorisë BE ose B, me kodin 96, është e vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorisë B.
  • Lejedrejtimi i kategorisë C është e vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorive C1 dhe B.
  • Lejedrejtimi i kategorisë D është e vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorive D1, C dhe B.
  • Lejedrejtimi i kategorisë CE është e vlefshme për drejtimin e komplekseve të mjeteve të kategorive C1E dhe BE.
  • Lejedrejtimi i kategorisë CE është e vlefshme për drejtimin e komplekseve të mjeteve të kategorisë DE me kusht që personi të jetë i pajisur me lejedrejtimi të kategorisë D.
  • Lejedrejtimi i kategorisë DE është e vlefshme për drejtimin e komplekseve të mjeteve të kategorive D1E, CE, C1E dhe BE.
  • Lejedrejtimi i kategorive C1E, CE, D1E, ose DE është e vlefshme për drejtimin e komplekseve të mjeteve për kategorinë BE.
  • Çdo kategori lejedrejtimi mjeti me kuti shpejtësie manuale është e vlefshme për të njëjtën kategori lejedrejtimi me kuti shpejtësie automatike, e kundërta jo.

Lejedrejtimet e mjeteve të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, sipas grup-moshave, janë të vlefshme për:

  • 10 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 50 vjeç;
  • 5 vjet, për ata që e kanë kaluar moshën 50-vjeçare;
  • 3 vjet, për ata që i kanë kaluar të 70-at.
Mbajtësit e lejedrejtimit të automjetit, kur mbushin 80 vjeç rifreskojnë vlefshmërinë e lejedrejtimit çdo vit pas verifikimit të ekzistencës së të dhënave fizike dhe mendore nga komisionet mjekësore përkatëse.

Lejedrejtimet e mjeteve të kategorive C1, C1E, C dhe CE, sipas grup-moshave, janë të vlefshme për:

  • 5 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 65 vjeç;
  • 2 vjet, për persona mbi 65 vjeç.
Për personat mbi 65 vjeç, lejedrejtimi e kategorive C dhe CE lëshohet për drejtimin e mjeteve, masa e përgjithshme e të cilave, me ngarkesë të plotë, nuk është më shumë se 20 tonë.

Lejedrejtimet e mjeteve të kategorive D1, D1E, D dhe DE, sipas grup-moshave, janë të vlefshme për:

  • 5 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 60 vjeç;
  • 3 vjet, për persona nga 60 vjeç e lart.
Për personat mbi 60 vjeç, lejedrejtimi e kategorive D1 ose D, apo D1E ose DE lëshohet vetëm për drejtimin e mjeteve, për të cilat kërkohet pajisja me lejedrejtimi përkatësisht të kategorisë B ose BE.

Lejedrejtimet e posaçme të mjeteve, lëshuar për personat me aftësi të kufizuara, të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, janë të vlefshme për:

  • 5 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 60 vjeç;
  • 3 vjet, për persona mbi 60 vjeç.

Lejedrejtimet e posaçme të mjeteve, lëshuar për personat me aftësi të kufizuara, të kategorive C1, C1E, C dhe CE, janë të vlefshme për:

  • 5 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 50 vjeç;
  • 3 vjet, kur mbajtësi i saj është mbi 50 vjeç.
Vlerësimi i të dhënave fizike dhe mendore për rinovimin e çertifikatave të aftësisë profesionale bëhet çdo pesë vjet dhe me rastin e rinovimit të lejedrejtimit.

Kohëzgjatja, për përgatitjen e njohurive teorike për Leje drejtimi mjeti:

  • Për lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, B, B1 – 36 orë, në jo më pak se 15 ditë kalendarike;
  • Për lejedrejtimi të kategorisë C1, C – 20 orë, në jo më pak se 10 ditë kalendarike;
  • Për lejedrejtimi të kategorisë D1, D – 4 orë, në jo më pak se 3 ditë kalendarike;

Kohëzgjatja për përgatitjen e aftësive drejtuese dhe të sjelljes për Leje drejtimi mjeti:

  • Për lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, – 12 seanca në jo më pak se 12 ditë kalendarike;
  • Për lejedrejtimi të kategorisë B1 – 12 seanca në jo më pak se 12 ditë kalendarike;
  • Për lejedrejtimi të kategorisë B – 25 seanca në jo më pak se 25 ditë kalendarike;
  • Për lejedrejtimi të kategorisë BE – 11 seanca në jo më pak se 11 ditë kalendarike;
  • Për lejedrejtimi të kategorisë B96 – 11 seanca në jo më pak se 11 ditë kalendarike;
  • Për lejedrejtimi të kategorisë C1 – 11 seanca në jo më pak se 11 ditë kalendarike;
  • Për lejedrejtimi të kategorisë C – 15 seanca në jo më pak se 15 ditë kalendarike;
  • Për lejedrejtimi të kategorisë C1E – 7 seanca në jo më pak se 7 ditë kalendarike;
  • Për lejedrejtimi të kategorisë CE – 7 seanca në jo më pak se 7 ditë kalendarike;
  • Për lejedrejtimi të kategorisë C – 15 seanca në jo më pak se 15 ditë kalendarike;
  • Për lejedrejtimi të kategorisë D1 – 7 seanca në jo më pak se 7 ditë kalendarike;
  • Për lejedrejtimi të kategorisë D – 8 seanca në jo më pak se 8 ditë kalendarike;
  • Për lejedrejtimi të kategorisë D1E – 7 seanca në jo më pak se 7 ditë kalendarike;
  • Për lejedrejtimi të kategorisë DE – 7 seanca në jo më pak se 7 ditë kalendarike;
Për kategorinë B, përveç programit, kërkohet edhe ushtrim i detyrueshëm prej 6 orësh ne kushte specifike (Lëvizje në rrugë urbane ose në rrugë interurbane dytësore, duke shfrytëzuar mjetin në regjime të ndryshme të punës së motorit, lëvizje në autostradë ose rrugë interurbane kryesore apo dytësore, duke përdorur 5 marshe dhe marshin më të përshtatshëm të shpejtësisë gjatë lëvizjes, lëvizje në kushte të natës, etj)
Regjistrimi i personave të interesuar për t’u pajisur me lejedrejtimi bëhet në autoshkollë. Personi i interesuar, rregjistrohet në autoshkollë kur ka plotësuar e kriteret si më poshtë:
  • të plotësojë kërkesat e moshës minimale dhe maksimale, në varësi të kategorisë së lejedrejtimit që aplikon, siç përcaktohet në dispozitat e Kodit Rrugor për moshën maksimale;
  • të mos ketë vendim të autoriteteve kompetente, për ndalim pajisje të kandidatit me lejedrejtimi;
  • të jetë i pajisur me kategorinë e duhur të lejedrejtimit që mundëson kalimin në kategorinë e lejedrejtimit që kërkohet;
  • të mos jetë në proçes përgatitje teorike për asnjë kategori tjetër;
  • të mos jetë në proçes përgatitje praktike për asnjë kategori tjetër, përveç kategorisë A1, A2 dhe A;
  • të ketë minimalisht një pikë nga gjendja e pikëve si dhe të mos ketë lejedrejtimi të hequr;
Personi i interesuar, paiset me lejedrejtimi, mbasi:
  • ka kryer programin e njohurive teorike, për kategorinë e kërkuar pranë autoshkollës;
  • ka kaluar provën e kontrollit të njohurive teorike me rezultat pozitiv, pranë sektorit përkatës të DRSHTRR-së;
  • ka kryer programin e ushtrimit të drejtimit të mjetit, për kategorinë e kërkuar, pranë autoshkollës;
  • ka kaluar provën e verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes, me rezultat pozitiv, pranë sektorit përkatës të DRSHTRR-së.

Provimi i Teorisë (Prova e kontrollit të njohurive teorike)

Pasi kandidati për lejedrejtimi (Personi i interesuar i rregjistruar në autoshkollë) është pajisur me Leje për provën e kontrollit të njohurive teorike dhe ka kryer programin e njohurive teorike në autoshkollë, ai përballet me me provën e kontrollit të njohurive teorike. Provimi kryhet prane zyrave perkatese te DPSHTRR-së. Ky provim konsiston në një test (quiz) në kompjuter me 40 pyetje. Konsiderohet fitues kandidati që fiton 36 pikë, pra që bën jo më shumë se 4 gabime. Kandidati ka në dispozicion 6 muaj për fitimin e provimit të teorisë, duke filluar nga data e lëshimit të lejes. Në rast se kandidati nuk fiton provimin e teorisë brenda 6 muajve (5 herë paraqitje në provim brenda 6 muajve), atëherë ai ka të drejtën e regjistrimit në autoshkollë nga e para pas përfundimit të vlefshmërisë së lejes.

Provimi i Praktikës (Prova e verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes)

Kandidati i shpallur fitues në Provën e kontrollit të njohurive teorike, rregjistrohet dhe paiset me autorizimin përkatës për zhvillimin e stërvitjes praktike. Kandidati ka në dispozicion 6 muaj (5 herë paraqitje në provim brenda 6 muajve) për fitimin e provimit të praktikës, duke filluar nga data e lëshimit të autorizimit. Pasi kryen programin e ushtrimit të drejtimit të mjetit me mjetet e autoshkollës, ai përballet me provimin përkatës (Prova e verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes) Ky provim konsiston në kryerjen e një guide në kushte reale të trafikut me një automjet të autoshkollës (automjeti me te cilin është kryer stërvitja praktike) i shoqëruar nga instruktori i praktikes dhe në prezencë të komisionit përkatës. Rruga që do të përshkruhet zgjidhet nga komisioni. Kandidati duhet të tregojë se është në gjëndje dhe i pregatitur për një drejtim të mjetit në mënyrë të sigurtë duke kryer të gjitha veprimet me korrektësi dhe siguri. Për secilën nga manovrat apo situatat që do t’i kërkohen apo do t’i paraqiten, duhet të reflektojë zotërim të mjetit, si dhe përballimin me siguri të plotë të trafikut. Gabimet në drejtimin e mjetit, sjelljet e rrezikshme që do të vinin në rrezik mjetin, pasagjerët, përdoruesit e tjerë të rrugës, apo ç’do lloj veprimi tjetër që reflekton pasiguri gjatë drejtimit të mjetit, çojnë në dështimin e provës përkatëse. Pasi komisioni vlerëson pozitivisht pra kandidati fiton dhe Provën e verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes, paraqitet pranë sportelit përkatës të DPSHTRR-së ku plotëson formularin për t’u paisur me lejedrejtimi.

Sipas Nenit 125 te Ligjit  Nr.8378, datë22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar:

  • Për rastet e humbjes, vjedhjes ose shkatërrimit të lejedrejtimit, zotëruesi i tij duhet që brenda 48 orëve të bëjë denoncim në organet e policisë, të cilat i lëshojnë një vërtetim për këtë denoncim.
  • Organi që lëshon lejedrejtimin, pasi i është paraqitur vërtetimi dhe deklarata e marrjes së përgjegjësisë administrative, lëshon një dokument të përkohshëm drejtimi mjeti me afat maksimal 30 ditë.
  • Në rastet kur vërtetohet shkatërrimi i lejedrejtimit, kërkesa për dublikatin e tij mund të paraqitet menjëherë.
  • Pasi të kenë kaluar 30 ditë dhe dokumenti i humbur ose i vjedhur nuk është gjetur ose kthyer, i interesuari kërkon dublikatin e lejedrejtimit, duke paraqitur kërkesën përkatëse në zyrën që lëshon lejedrejtimet

Sipas Nenit 126 te Ligjit  Nr.8378, datë22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar:

Zyrat që lëshojnë lejedrejtimet kur lindin dyshime për mosplotësimin të kërkesave fizike a psikike të përcaktuara mund të marrin vendim:
  • për t’i kaluar në vizitë mjekësore pranë komisionit mjekësor lokal, ose
  • për t’i marrë në provimin e aftësisë mbajtësit e lejedrejtimeve.
Rezultati i vizitës mjekësore i njoftohet zyrës që lëshon lejedrejtimin për marrjen e masave të pezullimit ose të tërheqjes së lejedrejtimit, kur është e nevojshme.

Sipas Nenit 127 te Ligjit  Nr.8378, datë22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar:

  • Lejedrejtimi pezullohet për një periudhë kohe të përcaktuar, si masë plotësuese administrative e ndalimit të drejtimit të mjetit, kur mbajtësi i lejedrejtimit ka shkelur një nga normat e sjelljes të përcaktuara për periudhën e kohës së parashikuar nga secila normë.
  • Lejedrejtimi pezullohet për një periudhë të papërcaktuar, kur gjatë verifikimeve shëndetësore për konfirmimin e vlefshmërisë ose për revizionet e kryera për lejen e drejtimit, rezulton një humbje e përkohshme e aftësive fizike dhe psikike që kërkohen për drejtimin e mjetit. Në këto raste lejedrejtimi pezullohet derisa i interesuari të marrë një çertifikatë nga komisioni mjekësor lokal që vërteton rifitimin e aftësive fizike dhe psikike të kërkuara.

Sipas Nenit 128 te Ligjit  Nr.8378, datë22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar:

Lejedrejtimi anulohet nga organi që e ka lëshuar atë (DPSHTRR), kur mbajtësi i lejedrejtimit:
  • nuk zotëron në mënyrë të vazhdueshme kërkesat fizike dhe psikike të përcaktuara
  • pasi i është nënshtruar Rivlerësimit te lejedrejtimit të mjetit dhe del i papërshtatshëm për drejtim mjeti;
  • ka kryer zëvendësimin e lejedrejtimit të vet me lejedrejtimin e lëshuar nga një shtet i huaj

Sipas Nenit 140 te Ligjit  Nr.8378, datë22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar:

Shpejtësia maksimale nuk mund të kalojë:
  • 110 km/orë për autostradat
  • 90 km/orë për rrugët interurbane kryesore
  • 80 km/orë për rrugët interurbane dytësore e rrugët lokale interurbane dhe
  • 40 km/orë për rrugët në qendrat e banuara
Pervec kufijve te pergjithshem te percaktuar me siper, Kategoritë e meposhteme të mjeteve nuk mund t’i kalojnë shpejtësitë e poshtëtreguara:
  • ciklomotori: 30 km/orë
  • automjete ose motomjete që përdoren për transportin e mallrave të rrezikshme, kur udhëtojnë të ngarkuar:
    • 50 km/orë jashtë qendrave të banuara;
    • 30 km/orë brenda qendrave të banuara;
  • makina bujqësore dhe makina teknologjike:
    • 40 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe
    • 20 km/orë brenda qendrave të banuara, kur kanë rrota pneumatike;
  • autokarro:
    • 60 km/orë jashtë qendrave të banuara
    • 30 km/orë në qendrat e banuara;
  • kamione, me peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë 3.5 tonë dhe deri në 12 tonë:
    • 70 km/orë jashtë qendrave të banuara;
    • 90 km/orë në autostradë;
  • kamione, me peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë më të madhe se 12 tonë
    • 60 km/orë jashtë qendrave të banuara;
    • 80 km/orë në autostradë
  • autotrena
    • 80 km orë në autostradë
    • 70 km/orë jashtë qendrave të banuara
    • 35 km/orë në qendrat e banuara;
  • autobusë dhe trolejbusë me peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë më të madhe se 8 tonë
    • 90 km/orë në autostradë;
    • 70 km/orë jashtë qendrave të banuara,
    • 35 km/orë në qendrat e banuara,
  • makina ngarkim-transporti kur udhëtojnë me ngarkesë të plotë:
    • 30 km/orë në qendrat e banuara;
    • 60 km/orë jashtë qendrave të banuara.
Për të qarkulluar me mjete me motor, drejtuesi i mjetit duhet të ketë me vete këto dokumente:
  • Lejen e qarkullimit te automjetit;
  • Lejedrejtimi të vlefshëm për kategorinë përkatëse të mjetit;
  • Çertefikaten e kontrollit teknik te automjetit;
  • Çertifikatën e sigurimit të detyruar te automjetit
    • Drejtuesi i mjetit duhet të ketë me vete edhe autorizimin ose lejen e transportit kur mjeti shfrytëzohet në një nga përdorimet e parashikuara nga Kodi rrugorr
    • Drejtuesi i mjetit duhet të ketë me vete certifikatën e aftësisë profesionale (Ç.A.P), kur ajo kërkohet

Sipas Nenit 187 te Ligjit  Nr.8378, datë22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar:

  • Përdoruesi i rrugës, në rast aksidenti, që në njëfarë mënyre lidhet me sjelljen e tij, është i detyruar të ndalojë dhe t’u japë ndihmën e nevojshme njerëzve të dëmtuar.
  • Përdoruesi i rrugës është i detyruar të njoftojë shërbimet e emergjencës mjekësore dhe të Policisë Rrugore.
  • Njerëzit e përfshirë në një aksident duhet të zbatojnë të gjitha masat e përshtatshme për të ruajtur sigurinë e qarkullimit dhe të veprojnë duke ruajtur gjendjen e vendit të aksidentit, si dhe gjurmët e tij të nevojshme për përcaktimin e përgjegjësisë, por gjithmonë duke garantuar sigurinë e qarkullimit.
  • Aty ku si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme në materiale, drejtuesit e mjetit dhe çdo përdorues tjetër i rrugës i përfshirë në aksident, duhet, gjithashtu, të shmangin pengimin e qarkullimit, aty ku është e mundur. Punonjësit e shërbimit të policisë rrugore, në raste të tilla, duhet të bëjnë zhvendosjen e menjëhershme të çdo pengese për qarkullimin, përveç kryerjes me shpejtësi të madhe të vëzhgimeve të mundshme për të qartësuar aksidentin.
  • Në çdo rast drejtuesit e mjetit duhet, t’i japin emrin dhe adresën, si dhe informacione të tjera të nevojshme, edhe për qëllim dëmshpërblimi, njerëzve të dëmtuar ose, në qoftë se këta nuk janë të pranishëm, t’u komunikojnë atyre me mënyra të ndryshme elementet e sipërtreguara

Sipas Nenit 189 te Ligjit  Nr.8378, datë22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar:

  • Kur trafiku nuk është i rregulluar nga polici ose nga semafori, drejtuesit e mjeteve duhet t’i japin përparësi, duke ngadalësuar dhe, kur është e nevojshme, duke ndaluar, këmbësorëve që kalojnë në vendkalimet këmbësore. Drejtuesit e mjeteve që kthehen për t’u futur në një rrugë tjetër, në hyrjen e së cilës gjendet një vendkalim këmbësorësh, duhet t’u japin përparësi, duke ngadalësuar dhe kur është e nevojshme, duke ndaluar, këmbësorëve që kalojnë në vendkapercimet këmbësore, kur atyre nuk u është ndaluar kalimi.
  • Në rrugë të papajisura me vendkalime këmbësorësh drejtuesit e mjeteve duhet t’i lejojnë këmbësorit, që ka filluar kapërcimin e karrexhatës, të arrijë i sigurt në anën tjetër.
  • Drejtuesit e mjeteve duhet të ndalojnë, kur një person invalid me aftësi lëvizjeje të kufizuara ose që lëviz me karrocë invalidësh, ose i pajisur me shkop të bardhë, ose i shoqëruar me një qen drejtues, ose sidoqoftë i dallueshëm në njëfarë mënyre, kapërcen karrexhatën, ose ka ndërmend ta kapërcejë, dhe duhet të shmangin situata të rrezikshme që mund të shkaktohen nga veprime të gabuara a të ngathëta të fëmijëve dhe të të moshuarve.

Sipas Nenit 190 te Ligjit  Nr.8378, datë22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar:

  • Të gjithë ata që qarkullojnë në rrugë, janë të detyruar të ndalojnë, kur kjo kërkohet nga funksionarë, oficerë dhe policë, të cilëve i takon kryerja e shërbimeve të policisë rrugore, kur janë me uniformë ose të pajisur me dokumentin e caktuar dallues.
  • Drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të paraqesin pa lëvizur nga mjeti, me kërkesën e funksionarëve, oficerëve dhe policëve:
    • dokumentin e qarkullimit,
    • lejedrejtimin dhe
    • çdo dokument që sipas normave të qarkullimit rrugor, duhet të kenë me vete
  • Funksionarët, oficerët dhe policët të përmendur në pikat e mësipërme, mund:
    • të kryejnë kontrollin e mjetit për verifikimin e zbatimin e normave në lidhje me karakteristikat dhe pajisjen e këtyre mjeteve;
    • të urdhërojnë drejtuesin e mjetit që të mos e vazhdojë udhëtimin, kur sistemet e sinjalizimit pamor dhe të ndriçimit ose gomat paraqesin defekte a parregullsi të tilla që mund të krijojnë rrezik të madh për sigurinë e tij dhe të të tjerëve, duke pasur parasysh edhe kushtet atmosferike ose kushtet e rrugës;
    • të urdhërojnë drejtuesit e mjeteve të ndalojnë ose të vazhdojnë udhëtimin, duke treguar kujdes të veçantë që të mos dëmtojnë rrugën.
  • Drejtuesit e mjeteve duhet t’u binden sinjalizimeve që personeli ushtarak, edhe i pashoqëruar nga personeli i policisë rrugore, jep për të lejuar lëvizjen e kolonës ushtarake.
Certifikata e Aftësimit Profesional, shkurtimisht CAP, është dokument personal i drejtuesit të mjetit, pjesë e dokumentacionit të qarkullimit të mjetit, e vlefshme vetëm për përdorimin e mjeteve të përcaktuara në kategoritë e shënuara të cilat në të gjitha rastet duhet të jenë në përputhje me kategoritë e lejes së drejtimit të mbajtësit të saj si dhe e kombinuar me Lejen e Drejtimit përkatese. CAP, është një dokument që vërteton aftësimin profesional të përdoruesve të mjeteve rrugore që drejtohen me leje drejtimi të kategorive C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE, në përputhje me kërkesat e direktivës BE-2003/59/KE. Certifikata e Aftësimit Profesional CAP, në varësi të kërkesës dhe lejes së drejtimit dhe janë dy llojesh;
  • CAP për transportin e mallarave, për drejtuesit e mjeteve të destinuara për transporte specifike të mallrave me peshë të maksimale të autorizuar mbi 3.5 ton, të pajisur me leje drejtimi të kategorisë C1, C1E, C dhe CE
  • CAP për transportin e udhëtarëve, për drejtuesit e mjeteve të destinuara për transportin e udhëtarëve dhe nxënësve të shkollave, të pajisur me leje drejtimi të kategorisë D1, D1E, D dhe DE
Çilido që zotëron një CAP, dhe që është i pajisur me leje drejtimi të kategorive C1 dhe D1 ose C dhe D, mund të kërkojë të pajiset me të dyja llojet e CAP, pasi të ketë kryer trajnimin periodik të veçantë dhe të jetë shpallur fitues i provimit përkatës teorik. Përgatitja e kandidatëve që do të kërkojnë të pajisen për herë të parë me CAP, për transportin e mallrave ose për transportin e udhëtareve, apo do të rinovojnë atë kur ti ketë mbaruar afati i vlefshmërisë,  realizohet vetëm nëpërmjet kualifikimit  fillestar dhe trajnimeve periodike, që do të kryhen në Autoshkolla  të licencuara.
Për regjistrimin në kursin e kualifikimit fillestar për CAP në autoshkollë paraqiten dokumentacioni i mëposhtëm:
  • Fotokopje e kartës së identitetit:
  • Fotokoje e lejes së drejtimit:
  • Çertifikatë mjekësore e lëshuar jo më herët se gjashtë muaj nga data e aplikimit (origjinal).
  • Fotokopje të dëftesës së përfundimit të arsimit të detyruar;
Për regjistrimin në kursin e trajnimit periodik:
  • Fotokopje e kartës së identitetit:
  • Çertifikatë mjeksore e lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e aplikimit
  • Fotokopjen e CAP, përfituar më parë;
Përjashtohen nga detyrimi për pajisjen me CAP, drejtuesit e automjeteve:
  • shpejtësia maksimale e autorizuar e të cilave nuk i kalon 45 km/orë;
  • të përdorura nga, ose nën kontrollin e forcave të armatosura, mbrojtjes civile, shërbimeve kundra zjarrit dhe forcave përgjegjëse për ruajtjen e rendit publik;
  • që kalojnë testet rrugore për qëllime të zhvillimit teknik, riparimit ose mirëmbajtjes, ose të mjeteve të reja apo të rindërtuara të cilat akoma nuk janë futur në shërbim;
  • të përdorura në rastet e emergjencës ose të caktuara për misionet e shpëtimit;
  • të përdorura në kursin e mësimit të drejtimit të mjetit për çdo person që ka dëshirë të marrë një leje drejtimi ose një CAP;
  • të përdorura për transportin jo-komercial të pasagjerëve ose mallrave, për përdorim personal;
  • që mbartin materiale ose pajisje për t’u përdorur nga drejtuesi i mjetit gjatë punës së tij apo saj, duke siguruar që drejtimi i mjetit nuk është aktiviteti kryesor i drejtuesit të mjetit.
top

KONTAKT

Lagjja 1 Maj, “Rruga Jani Bakalli”
FIER
Cel.: +355 69 40 64 352
E-mail: [email protected]